Google search engine
Home Politike Drejtesi Dosja e Adriatik Llallës e para që kalon në SPAK, prokuroria kërkon...

Dosja e Adriatik Llallës e para që kalon në SPAK, prokuroria kërkon sërish zgjatje të afateve hetimore, ja detajet

0
510

Dosja në ngarkim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla prite të jetë e para që do të kalojë te Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion. Edhe pse prej më shumë se një viti ai është vënë nën hetim nga prokuroria, organi i akuzës sërish po e dërgon dosjen në gjykatë. Në shkurt ka skaduar afati i hetimeve ndaj tij dhe gazeta ka mësuar se prokuroria këtë javë që vjen do të kërkojë sërish zgjatje të afateve hetimore. Gjykata pritet të japë dhe 3 muaj të tjerë kohë, në mënyrë që të kopsitet dosja. Por kjo do të thotë se dosja e Llallës do bëhet e para që do kalojë te SPAK. Të njëjtin fat do kishte dhe Saimir Tahiri, por Apeli refuzoi zgjatjen e afateve dhe prokuroria ju drejtua gjykatës. Por pse do ndodhë një gjë e tillë? Llalla po hetohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës, pasi të ngrihet Prokuroria Speciale, çdo dosje që kanë në dorë Krimet e Rënda do kalojë aty. SPAK ngrihet brenda 3 muajsh, fiks sa do jetë dhe afati hetimor për Llallën. Por e vetmja gjë që shpëton kryeprokurorin nga SPKA është nëse prokuroria pushon hetimet. Pasi edhe sikur dosja të shkojë në gjykatë pa u ngritur SPAK, do jetë gjykata që më pas do e dorëzojë dosjen te Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Në këtë mënyre, nga dosjet e bujshme që janë në duart e prokurorisë pritet që ajo e Llallës të kalojë e para te SPAK. Por ajo që vihet re është se prokuroria po dështon me dosjet e bujshme. Çështja e Tahirit u zvarrit për gati 2 vite, ndërsa e njëjta gjë po bëhet dhe me Llallën. Gjykata çdo 3 muaj pranon shtyrjen e afateve, duke bërë që sërish në vende mos kemi goditje të korrupsionit në nivele të larta. Megjithatë, kjo zvarritje duket se është dhe strategji që dosjet e bujshme të shkojnë te SPAK.

Akuzat ndaj Llallës

Llalla akuzohet për shpërdorimi detyre, fshehje pasurie, pastrim parash dhe mosdeklarim të parave në kufi. Sa i takon shpërdorimit të detyrës dyshohet se ka pasur abuzime me tendera, pasi një tender ka përfituar dikush me të cilin Llalla ka bërë shtije dhe blerje pronash. Sa i takon pastrimit të parave dyshimet u ngritën sepse Llalla bënte rivlerësime të shpeshta të pronave. Ai i blinte lirë dhe më pas i rivlerësonte duke rritur ndjeshëm çmimin. Po ashtu dyshohet se nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë. E vetmja gjë që priste prokuroria ishte përgjigja nga Gjermania. Llalla dyshohet se ka dalë në kufi me rreth 60 mijë euro cash. Ai ka deklaruar se i ka përdorur për shkollimin e fëmijëve dhe ju kërkua ndihmë Gjermanisë për të vërtetuar një gjë të tillë. Përgjigjja e saj ka ardhur në prokurori dhe tani puna është drejt mbylljes.

Skema e pastrimit të parave

Gazeta ka siguruar informacione nga dosja hetimore e prokurorisë, ku tregohet e si ish-kryeprokurori dyshohet se ka kryer pastrim parash. Prokuroria ka dyshime se paratë e vëna nga korrupsioni janë investuar në prona dhe më pas është bërë ndryshimi i vlerës së tyre. Në bazë të deklarimeve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruese si ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra. ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera, kryesisht toka, të cilave u është ndryshuar vlera në periudha shumë të shkurtra kohore. Këto lëvizje të tij kanë bërë që të ketë dyshime për pastrim parash dhe pronat janë vënë në sekuestro. 

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here