Moderatorja e emisionit ‘Mos i fol shoferit’, Rudina Dembacaj do sjellë shfaqjen e saj të dytë në teatër.
Aktorja e humorit do vijë në rolin e një prostitute dhe e gjithë ngjarja do zhvillohet në një bordello.
“Mezi po pres ta luaj si rol sepse më intrigon shumë. Jam shumë kurioze sesi do ta bëj karakterin një prostitutë. Ngjarjet ndodhin në një bordello, por është vërtetë ana njerëzore e punonjëseve të seksit, që janë njerëz, kanë ndjenja”, ka thënë ajo.
Pyetjes së Kastro Zizos se nëse do do mundet ta realizojë maksimalisht rolin e saj, Dembacaj i përgjigjet:
“Jemi në provat e para por do futem që ç’ke me të në rol. Do jem një super prostitutë ma beso”.
Rudina Dembacaj gjithashtu është drejtuese e emisionit “Mos i fol shoferit”.