Prokuroria jep vendimin për 16 të arrestuarit e protestës, ja çfarë vendosi për Florenc Hoxhën dhe personazhin e famshëm televiziv

0
434

Sapo është dhënë pretenca nga ana e prokurorisë  për personat e ndaluar të cilët morën pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Për 19-të të ndaluarit është dhënë masa e arrestit me burg për 14 persona, masa e “Detyrim paraqitje” për 4 persona dhe arrest shtëpie për një person.

Pjesë e personave që morën masën e arrestit me burg është edhe ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha.

Personat për të cilët prokuroria ka propozuar arrest me burg: Florenc Hoxha, Emanuel Nallbani, Naim Haxhiu, Andon Gjini, David Linati, Ilir Hamedini, Fastim Taku, Saimir Rexhepi, Mitat Fieraku, Pëllumb Shena, Veljan Dine, Ndue Tuci, Agim Peposhi, Ferit Dangshi.

Person i propozuar nga Prokuroria për masën e arrestit të shtëpisë: Resul Daci (i sëmurë),

Propozim për detyrim paraqitje: Suzana Dimushi, Hasan Jakupi, Lefter Jakupi, Shpresa Lini,

Ndërkohë mbrojtja kryesisht ka pretenduar se veprimet e kryera nga të arrestuarit janë akte simbolike.

Sipas Prokurorisë, këta persona kanë konsumuar veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Referuar hetimeve të Prokurorisë, disa persona gjatë protestës kanë hedhur kapsolla, shkopinj druri kundrejt Policisë si dhe dëmtuan derën e Kryeministrisë dhe i thyen me shufra hekuri dhe sende të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here