Hoxha këndon ezanin në Pukë, ja gjesti i Ramës që duartrokitet nga qytetarët

0
560

Në kuadër të ciklit kombëtar “Bashkia që duam”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar turneun, ku sot është ndalur në qytetin e Pukës. Gjatë fjalimit të Ramës me banorët nuk kanë munguar edhe batutat mes një qytetare të Pukës dhe kryeministrit, por në momentin që Rama mori fjalën, Hoxha filloi të këndonte ezanin në minaren e xhamisë së qytetit të Pukës. U vu re që Rama në shenjë respekti ndërpreu fjalën.

Rama u shpreh se do e respektonte duke ndërprerë fjalën për ti lënë vend ritualit të hoxhës. Kryeministri qendroi në heshtje për disa minuta dhe në përfundim gjithë qytetarët e pranishëm duartrokitën gjestin e Ramës dhe e përshëndetën atë për veprimin e bërë. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here