Arrestohet ish-efektivi i policisë, si u kap “mat” dhe çfarë iu gjet në shtëpi (EMRI+FOTO)

0
424

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme një ish-efektiv policie në Kurbin.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Ramazan Guri, 50 vjeç, banues në fshatin Shemri të Kurbinit.

Arrestimi i ish-efektivit të policisë ka ardhur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Policia informohet nga qytetarët, në pranga një person për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve, pas një informacioni të marrë nga qytetarët për një person i cili posedonte lëndë narkotike në Mamurras,kanë organizuar menjëherë punën, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin R.G.,50 vjec. Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet përreth banesës së tij në Mamurras, Kurbin,iu konstatua dhe sekuestrua më cilësinë e proves materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa. Arrestimi i tij u bë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here