Eneda Tarifa është një nga këngëtaret më të dashura për publikun, këngët e të cilës janë kthyer në hite.
Eneda është edhe një nga personazhet publik më të komentuar në media e rrjete sociale. Së fundmi këngëtarja ndodhet me pushime në Londër dhe nga aty ka postuar disa foto duke na treguar edhe pamjen e saj të re.
Ajo nuk është më bjonde, por ka ndryshuar ngjyrën e flokëve. Këngëtarja i ka lyer flokët në ngjyrë karotë, një ndryshim që e ka bërë të duket edhe më simpatike.


