Si mos të mjaftonte përjashtimi nga Kuvendi i Palokës, Policia dhe Garda ndërmarrin tjetër vendim të prerë ndaj tij

0
429

Nënkryetari i PD Edi Paloka u përjashtua me 10 ditë nga seanca plenare e Kuvendit por përveç kësaj ndaj tij ka nisur edhe një hetim.

Garda e Republikës dhe Policias e Shtetit bën me dije se ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin dhe procedimin penal ndaj Palokës.

“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, thuhet në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here