I akuzuar për vjedhje, drogë e vrasje/ Kush është organizatori i spektakleve me artistët shqiptarë në Greqi? (Nga bashkëpunimet me Ylli Bakën, tek Eli Fara)

0
698

Dje, u arrestua në Belgjikë Genci Pepa, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit grek Aleksandros Stamatiadis. Ky i fundit u gjet i pajetë në 2 prill të vitit të shkuar pas një grabitje.

Sipas mediave greke Pepa, u arrestua për vjedhje në Belgjikë me një kartë identiteti greke të falsifikuar. Pas hetimeve, pasioni për gjahun e ka atë ‘nxjerrë zbuluar’

Burimet policore thanë se mundën të identifikojnë automjetin e përdorur prej grabitësve për t’u larguar nga vendngjarja, si dhe gjetën në të njolla gjaku, të cilat pasi verifikimit rezultuan të ishin pika gjaku të një derri të egër.

Menjëherë autoritetet greke nisën kërkimet në rrjetet sociale dhe gjetën që i dyshuari Genc Pepa kishte publikuar foto me derra të egër të gjuajtur prej tij. Në vazhdim mundën të gjejnë armën dhe prej ekspertizës balistike rezultoi se ishte pikërisht ajo arma e krimit.

Kush është Genci Pepa?

Genci Pepa jetonte prej vitesh në Athinë dhe muajt e fundit ishte larguar drejt Belgjikës. Ai drejtonte edhe një organizatë koncertesh në zona të ndryshme të Greqisë me këngëtarë dhe artistë të njohur nga Shqipëria.

Mediat greke shkruajnë se Pepa e përdorte organizatën për të pastruar paratë e aktivitetit kriminal të shitjes së drogës dhe grabitjeve të dhunshme.

Ai ishte dënuar më parë për trafik klandestinësh dhe ishte prej kohësh nën mbikëqyrjen e autoriteteve greke.

Pepa pritet të ekstradohet nga Belgjika në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here