Digjet gjatë natës makina e sipërmarrësit në lagjen ‘Aqif Pasha’ në Elbasan.
Fuoristrada e biznesmentit E.ZH., është djegur para banesës së tij
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Mësohet se shtetasi E.Zh. është biznesmen ndërtimi dhe bashkëpronar i një resorti. Kjo është hera e dytë që digjet makina e biznesmenit.
Dyshohet se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.