Google search engine
Home Aktualitet “Ishte një shuplakë për qeverinë”, Taulant Balla jep lajmin e madh për...

“Ishte një shuplakë për qeverinë”, Taulant Balla jep lajmin e madh për 2019

0
462

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2019.

Nëpërmjet një prononcimi në “Facebook”, Balla thekson se viti 2018 ishte viti i krijimit të institucioneve të Drejtësisë së Re, ndërsa vitit 2019 është viti historik i fillimit të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Sipas Ballës sfidat kryesore mbeten punësimi, mirëqenia dhe rritja e investime në infrastrukturë në çdo cep të Shqipërisë.

Duke folur për protestën e studentëve, Balla tha se studentët na dhanë një mesazh të gjithëve. “Ishte një mesazh që i dha shpresë Shqipërisë. Ne duhet ta kuptojmë më së miri. Siç me të drejtë kryeministri e vlerësoi, ishte një shuplakë për qeverinë, pavarësisht se ishte një grusht për opozitën. Opozita të shikojë pozicionin e vet, ndërkohë që mee kemi marrë gjithë angazhimin për të adresuar të gjitha kërkesat e tyre dhe për të ndryshuar komplet procesin e bashkëqeverisjes që nisëm në qershor të vitit 2018”, deklaroi Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here