Një lajm i rremë është përhapur ditën e sotme në lidhje me shkarkimin e bordeve të administrimit të universiteteve nga kryeministri Edi Rama. Por një lajm i tillë është përgënjeshtruar zyrtarisht nga ana e kryeministrisë në një deklaratë të dhënë për median.
“Kryeministria sqaron se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë.
Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra për median e qeverisë shqiptare.








































