Britani, Theresa May shtyn votën e Brexit për të evituar disfatën

0
385

Kryeministrja britanike Theresa May ka shtyrë sot votën e parashikaur për marrëveshjen e ndarjes nga Bashkimi Evropian për të fituar kohë në mbledhjen e mbështetjes dhe evitimin e refuzimit të saj në Dhomën e Ulët. Ekspertët thoin se vendimi i saj fut në kaos planet e Brexit dhe shtyrja e votës është një tjetër turpërim për May,e cila u bë kryeministre fill pas miratimit të Brexit pas referendumit të 2016. May prej atëhere është përpjekur të arrijë marrëveshjen më të mirë të Brexit me BE, si dhe të bindë euroskeptikët ta pranojnë para datës së ndarjes, e parashikuar më 29 mars. Opozita Laburiste dhe shumë konservatorë kanë thënë se nuk do të mbështesin akordin, që sipas tyre është tepër i favorshëm për BE dhe jo për Britaninë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here