Studentët festojnë përpara Ministrisë tërheqjen e parë të Lindita Nikollës por ato nuk tërhiqen nga protesta, ja kërkesa

0
336

Me duartrokitje dhe brohoritje është pritur nga studentët tërheqja e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, sa i përket tarifës për ri-provimet. Kanë mjaftuar dytë ditë protestë e të rinjve, që qeveria të tërhiqet nga ky vendim i konsideruar absurd nga studentët dhe shumë pedagogë.

Ndërkohë, kjo është vetëm një nga katër kërkesat që është pranuar nga Ministria e Arsimit. Studentët kërkojnë gjithashtu: Përgjysmimi i tarifës së studimit; Përmirësimi i kushteve të konvikteve; Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord.

Studentët theksojnë se presin një shkresë zyrtare për shfuqizimin e VKM-së për ri-provimet, si dhe plotësimin e tre kërkesave të tjera.

“Ne nuk dorëzohemi”, brohorasin studentët përpara Ministrisë së Arsimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here