Kultivonin kanabis në papafingo, arrestohen dy shqiptarët në Angli (Emrat+Foto)

0
562

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi kultivonin kanabis brenda banesës së tyre. Bëhet fjalë për: Liridon Mehilleyn dhe Mufit Xhokën, të dy të moshës 25-vjeçare.

Gjatë aksionit të policisë dy të rinjtë u përpoqën që të largoheshin por u ndaluan në kohë dhe u arrestuan. Në parafinon e shtëpisë së tyre, u gjetën 45 bimë kanabisi.
Avokati i Xhokës, Jason Holt tha para trupës gjykuese se klienti i tij kishte hyrë në Britani me një kamion nga Franca por se dëshironte te kthehej sërish në Shqipëri.
“Paratë nga shitja e kanabisit do të përdoreshin për shlyerjen e borxhit. Ka paguar £ 12,000 për të ardhur në këtë vend.”- ka deklaruar Jason Holt, avokati i Mufit Xhokës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here