Serbia hedh hapin e rradhës/ Mbyll terminalin doganor në Preshevë, ja ku zhvendoset

0
581

Qeveria serbe mbyll terminalin doganor në Preshevë.

Ky fakt ka ngjallur debate të shumta në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar si një reagim më së shumti politik nga ana e qeverisë serbe ndaj Kosovës.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Financave dhe Ekonomisë në Serbi sqaron se Terminali doganorë në Preshevë mbyllet për shkak se ka rënë importi dhe eksporti dhe vështirësive financiare.

Po ashtu, në njoftim sqarohet se terminali zhvendoset në Vranjë, rreth 40 kilometra larg kufirit.

Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa Banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here