Protesta te ‘Unaza e Re’/ Rinis me flakë revolta e banorëve të Astirit, digjen goma dhe bllokohet rruga

0
333

Ka rinisur pasditen e sotme, protestat e banorëve të Unazës së Re, që kundërtinë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për rikonstruktimin e aksit rrugor nga sheshi Shqiponja te mbikalimi.

Këtë pasdite, banorët janë vendosur në zonën pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja anët e rrugës kryesore, e si pasojë edhe qarkullimin e mjeteve. I vetmi mjet që u lejua të kalonte, ishte një makinë e forcave zjarrfikëse.

Protestuesit kanë djegur goma në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here