Macron mbron taksën e karburanteve pavarësisht protestave

0
432
Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se  qëndron i palëkundur në vendimin e tij pavarësisht protestave që kanë përfshirë vendin.
Macron tha se nuk do të braktisë taksën e diskutueshme ndaj karburanteve.
Mijëra të ashtuquajtur ‘xhaketa të verdha’ kanë mbushur rrugët e Francës mbi çmimet  e naftës. Por presidenti nuk do heqë dorë. Ai shprehet i hapur për ide dhe rikshikimin e mënyrës se si do aplikohet taksa.
Macron gjithashtu njoftoi se Franca do të mbyllë të gjitha centralet e qymyrit deri në vitin 2022, së bashku me një numër të centraleve bërthamore.
“Nuk i ngatërroj protestuesit me qytetarët që duan të përcjellin një mesazh”, tha ai. “Ju nuk mund të jeni pro mjedisit të hënën dhe pastaj të martën kundër rritjes së çmimit të karburantit.”
Ndërsa shtoi: “Ne duhet të dëgjojmë protestuesit, por jemi në një gjendje alarmi mjedisor.”
Ndërsa pranoi se shumë qytetarë mendonin se politika po u imponohej atyre pa u konsultuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here