Përplasja Rusi-Ukraine: Marinarët e kapur shfaqen në TV rus

0
403
Video të deklaratave nga tre prej marinarëve ukrainas të kapur nga Rusia një ditë më parë,  u publikuan sot në televizionet ruse.
Një prej tyre, Volodymyr Lisovyi, tha se ishte i ndërgjegjshëm për “natyrën provokative ” të veprimeve ukrainase.
Ushtria e Ukrainës komentoi duke thënë se marinarët janë detyruar të gënjejnë nga presioni.
Ndërkohë një gjykatë në Krime ka dhënë sot masë paraburgimi për dy marinarët e parë të gjykuar  nga 24 që po mbahen pas operacionit të së dielës.
Sot pritet të jepen vendime të ngjashme dhe për 10 marinarë.
Kombet perëndimore kanë dënuar përdorimin e forcës nga Rusia dhe kanë kërkuar lirimin e anijeve dhe personelit ukrainas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here