Erdogan paralajmëron Greqinë e Qipron për Mesdheun Lindor

0
535
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar sot Greqinë e Qipron kundër sjelljeve të papërgjegjshme në Mesdheun lindor, duke iu referuar shpimeve të naftës e gazit natyror.
 “Sjellja e papërgjegjshme e Greqisë dhe e administratës greke të Qipros, të cilat po marrin mbështetje nga disa vende evropiane, po kthehet në një kërcënim e rrezik, kryesisht për veten e tyre,” tha Erdogan në një takim të grupit parlamentar të AK duke iu referuar shpimeve të kompanisë ExxonMobil.
“Turqia nuk do të bëjë as tolerimin më të vogël në Mesdheun Lindor apo rajone të tjera, dhe do të mbrojë të drejtat e sa deri në fund,” tha Erdogan.
Turqia ka sfiduar vazhdimisht aktivitetin shpues të administratës qipriote në Mesdheun Lindor, duke thënë se dhe pjesa turke e Qipros ka të drejta për burimet hidrokarbure të rajonit.
Javën e kalaur kreu i parlamentit turk Binali Yildirim, paralajmëroi kompanitë ndërkombëtare për eksplorimet e naftës në Mesdheun lindor, duke thënë se burimet nuk duhet të shfrytëzohen para arritjes së marrveshjes politike në ishullin e ndarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here