Media serbe: Radoiçiç e ka vrarë Oliver Ivanoviç në emër të Vuçiç

0
436
Agjencia serbe Komentator.rs, përmes një analize të publikuar sot, thotë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, është përgjegjësi kryesor për vrasjen e politikanin serb Oliver Ivanoviç në emër të Aleksander Vuçiç.
Radoiçiç i cili gjendet në Serbi pasi po kërkohet nga Policia e Kosovës për lidhjen me vrasjen e Oliver Ivanoviç thuhet se është problemi kryesor për Vuçiç.
“Problemi kryesor i Vuçiç tashmë është Radoiçiç, si njëri prej dëshmitarëve të vetëm të vrasjes së Oliver Ivanoviç që mund ta rrëzojë Vuçiç në gjunjë para shqiptarëve”, shkruan ndër të tjera mediumi serb.
Në një këtë video të publikuar flitet për sulmin fizik që ndodhi disa ditë më parë ndaj Borko Stefanoviç, ish-negociatorit serb në bisedimet me Serbinë, pasi ky i fundit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovoç kishte akuzuar direkt Zvonko Veselinoviç dhe Milan Radoiçiç.
Stefanoviç ishte rrahur brutalisht nga disa persona, të cilët opozita serbe thotë e janë njerëz të shërbimeve serbe.
Forcat Speciale të Policisë së Kosovës ditë më parë kanë zhvilluar një aksion masiv në veri të Mitrovicës dhe kanë arrestuar 4 persona, tre nga të cilët janë të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here