Burimet mediatike raportojnë se janë rreth 20 persona që janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës për shkak të pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga banorët e “Unazës së Re”.
Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një komunikim zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që nuk i është përgjigjur as interesit të gazetarëve për numrin e qytetarëve të ndaluar.
Ndërkohë, është konfirmuar se janë 13 policë të plagosur në protestë dhe që po marrin mjekim në spitalin e Traumës. Drejt spitalit janë nisur Aida Hajnaj, zv/drejtore e Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, si dhe Gjovalin Loka, drejtor për Sigurinë në Polici.