Ngërçi me Shkollën e Magjistraturës, gjyqtarët dhe prokurorët e sapodiplomuar padisin Metën, Markun dhe Ramën

    0
    471

    Ngërçi i krijuar me Shkollën e Magjistraturës ka përfunduar në dyert e gjykatës. Me ndryshimin e ligjeve në kuadër të reformës në drejtësi, të drejtën për të emëruar gjyqtarë dhe prokurorë e kanë vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Duke qenë se këto organe nuk janë ngritur akoma, të diplomuarit e Shkollës së Magjistraturës nuk janë punësuar ende. Pak muaj më parë mazhoranca ndërmori një nismë që këtë të drejtë t’ia kalonte Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Por nisma dështoi sepse duhen 84 vota dhe opozita nuk dha konsensusin. Kjo ka bërë që të diplomuarit nga Shkolla e Magjistraturës të ngelin pa punë, ndonëse ligji përcakton që ata duhet të punësohen. Për këtë arsye të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rinj të sapo diplomuar, kanë bërë një padi në gjykatë ndaj qeverisë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

    Padia është depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit, aty ku pritet që gjyqtarja Elvana Cicolli të vendosë nëse do pranojë padinë e magjistratëve të cilët duan të bëhen pjesë e sistemit apo do pranojë prapësimet e të paditurve që kërkojnë rrëzimin e saj. Padia lidhet me faktin se prej korrikut, me mbarimin e stazhit, ata nuk marrin më pagesë por nga ana tjetër as nuk emërohen edhe pse ka vende bosh. Sipas legjislacionit 16 magjistratët të ndarë në 8 prokurorë e 8 gjyqtarë pasi mbarojnë shkollën bëjnë një stazh të paguar me gjysmën e pagës. Në përfundim të stazhit ata emërohen në detyrë: gjyqtarët nga KLD dhe prokurorët nga prokurori. Ndërsa sipas reformës në drejtësi dhe ligjeve të reja këto kompetenca i ka KLP (Këshilli i Lartë i Prokurorisë) dhe KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor). Por pritet që shumë shpejt i gjithë ky ngërç të marrë fund. Kandidatët për në KLP janë siguruar dhe ngritja e këtij organi është çështje ditësh. Sapo KLP të ngrihet do hapë rrugën e emërimit të prokurorëve, ndërsa po ashtu do zgjedhë kryeprokurorin e ri dhe do të hapë garën për SPAK.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here