Spartak Ngjela: Fqinjët aneksues janë hedhur në sulm kundër aleancës shqiptaro-amerikane, sytë i kanë te të korruptuarit

0
363

Avokat Spartak Ngjela ka reaguar dje sa i takon debateve të ditëve të fundit për marrëdhëniet me Greqinë. Sipas tij, fqinjët tanë aneksues territoresh të gjera shqiptare, janë hedhur në sulm për të bllokuar aleancën shqiptaro-amerikane, me anë të korrupsionit shqiptar.

“Janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor dhe që të dy kanë dalë me forcën e politikës amerikane: Shqipëria dhe Kosova. Shqipëria shpëtoi nga asgjësimi në vitin 1919 me forcën e politikës amerikane; dhe Kosova gjithashtu në vitin 1999 po me anë të forcës amerikane doli si shtet i pavarur. Në fakt që nga viti 1999 po kërkohet të rivendoset historia e fshehur, e dhunuar dhe e humbur e Shqipërisë dhe shqiptarëve. I gjithë ky proces i ri proshqiptar në arenën ndërkombëtare është tërësisht nën influencën e forcës më të madhe botëror, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por vazhdimisht ky proces është penguar nga pushtetarët shqiptarë të shitur në Beograd dhe në Athinë. Kush janë këta? E ç’i do emrat, ata tani janë të identifikuar dhe shpejt do të goditen menjëherë penalisht nga SPAK”, tha ai.

Sipas avokatit, pengesat njëzet vjeçar e të të korruptuarve të blerë nga Beogradi dhe Athina tani janë sheshuar. Më tej Ngjela ka sulmuar kryeministrin. “Por befas doli një pazar ri me këtë që është kryeministër sot, i cili, me oreksin kriminal të Enver Hoxhës, kërkoi ta shtynte Shqipërinë sërish në Stamboll në doktrinën neoosmane të Erdoganit. Por edhe ky tani ka dështuar dhe po vërtitet i trembur për të gjetur ndonjë strehë për vete. Ndërsa, është sërish brenda rrjedhës historike sesi Beogradi dhe Ankaraja bashkohen kundër shqiptarëve, njëlloj si Stambolli në 200 vjetët e fundit. Por tani askush nuk ka më forcë antishqiptare. Gjithçka do të ecë drejt rivlerësimit të historisë së Arbërisë. Arbëria po ringjallet: sepse plus dy shteteve shqiptarë, në Ballkanin Perëndimor doli edhe një shtet i tretë: Maqedonia, e cila po shkon drejt albanizimit të saj”, tha ai. Ngjela deklaroi se e gjithë frika e grekëve është Çamëria. Sipas tij është bërë një gjenocid dhe dëmi kushton 300 milionë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here