Turqia: Nuk tolerojmë ndryshime të kufirit detar me Greqinë

0
396
Turqia ka paralajmëruar sot Greqinë se nuk do të tolerojë ndryshime në kufiri detar, pasi Athina kishte thënë më herët se planifikonte te zgjeronte ujërat e saj me 12 milje.
Ashtu si shumë tema të tjera mes dy fqinjëve, edhe ujërat territoriale janë një çështje delikate për të cilat Turqia e Greqia kanë debatuar prej dekadash.
Ministri i jashtëm i dorëhequr grek Nikos Kotzias, tha në fundjavë se Athina kërkon të zgjerojë ujërat e saj territoriale në detin Jon. Megjithse kjo nuk prek Turqinë, Ankaraja tha se i kishte vërejtur planet greke të ekspansionizmit detar.
“Nuk është e mundur të tolerohen hapa të tillë ku nuk ka marrëveshje bilaterale”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke Hami Aksoy, duke kujtuar më tej deklaratën e vitit 1995 të parlamentit ku autorizohet përdorimi i forcës ushtarake për mbrojtjen e interesave turke.
“(Deklarata e 8 qershorit 1995 përmban paraljamërmin e nevojshëm politik për këtë kontekst, e cila ruan validitetin edhe sot” thuhej në deklaratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here