Masakra në ish-Bllok. Gjykata liron biznesmenin Redi Popesku, ja çfarë ndodhi

0
510

Ka përfunduar seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës për biznesmenin e njohur Redi Popeskum, arrestuar dy ditë më parë.

Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për Popeskun i cili është i pranishëm në seancën ndaj tij por gjykata ka vendosur ta lërë të lirë duke marrë masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Redi Popesku u arrestua për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin e tij në ish Bllok ndodhi ngjarja e rëndë ku komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi biznesmenin Ervis Martinajn bashkë me Eljon Haton.

Motivet e ngjarjes janë ende të pazbardhura zyrtarisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here