Akuzat e mediave greke për blerje të Idrizit, Mesila Doda: Padi në prokurori për financimet e Athinës

0
405

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet është distancuar dje nga skandali i financimeve të Athinës në vendin tonë. Dje ka qarkulluar në vendin tonë një lajm i gazetës greke“Eleftheri Ora”, ku akuzohet Shpëtim Idrizi se ka përfituar fonde nga Athina. Madje aty flet dhe një analist, që deklaron se Idriz u vu qëllimisht nga grekët në krye të PDIU. Por ka reaguar Sekretarja e Përgjithshme e kësaj partie, Mesila Doda, e cila është distancuar. Andej ajo tha se do bëjë kallëzim në prokurori për financimet greke.

“Fondet kërkojnë blerjen e politikanëve dhe politikave. Për këtë arsye duhen hetuar. I kemi kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë dhe tha se nuk ka tagër. Tani do të depozitojmë të gjitha aktet për të nisur një hetim në Prokurorinë e Tiranës. Do të ngremë padi edhe për çdo lajm të rremë që tenton të manipulojë këtë çështje të një rëndësie kombëtare”, tha Doda. Ashtu si Idriz, edhe Doda kërkoi ndihmën e Ilir Metës. Ajo bëri thirrje që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. “Nuk ka qenë vetëm Ministria e Jashtme greke që ka dhënë fonde. Edhe ministritë e tjera kanë fondet e tyre, kështu që shifra është shumë e madhe. Është folur shpesh për këto fonde, por tani ka pohime zyrtare. Ne kemi kërkuar që Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, tha Doda. Në lidhje me ndryshimin e miljeve detare nga ana e Greqisë, Doda u shpreh se qeveria jonë ka bërë një marrëveshje ku nuk fiton asgjë. “Ndryshimi i miljeve nga 6 deri në 12 nuk e dimë se çfarë do të thotë. Deklarata e Kotziasit thotë shprehimisht se do të zgjerohet zona ekskluzive ekonomike. Deshën varret e të rënëve dhe i morën, bënë marrëveshjen e toponimeve, kemi një marrëveshje për minoritetet, kurse shteti shqiptar nuk ka marrë gjë. E quaj tentativë për një marrëveshje jo të barabartë dhe në mungesë të plotë të institucioneve”, u shpreh Mesila Doda për “TCH”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here