Pjesë e listës së zezë së SHBA-së, ja trupa gjykuese që do të shqyrtojë ankesën e Artan Zenelit

0
295

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka publikuar ditën e sotme emrat e trupës gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin e dorëzuar në KPA, nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Zeneli.

KPK vendosi më 22 korrik, që Zeneli të shkarkohej nga detyra pasi që në momentin kur është future sërish në sistemin e drejtësisë ai ka dyfishuar pasurinë. Në 10 vite, sqaroi KPK, Zeneli kishte një pasuri prej 50 milionë lekë të reja, para të cilat, ai i justifikoi duke deklaruar se janë siguruar nga paga e gruas. Ndërkohë që një tjetër problem me pasurinë e tij, ishte fakti sesi ai kishte blerë një vilë disakatshe në Tiranë.

Zeneli u shkarkua pas Tom Ndrecës dhe Admir Thanzës, ndërkohë që SHBA vendosi në janar të 2017-ës, të mos e lejonte të shkonte në Amerikë.

Njoftimi i KPA-së

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2018, datë 18.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli kundër vendimit nr. 41 datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Artan Zeneli. Sot, në datën 22.10.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:   Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here