Iu arrestua vëllai për trafik kokaine, jep dorëheqjen Drejtori i Patentave

0
516

Është dorëhequr nga detyra drejtori i Patentave, Arben Isaraj. Dorëheqja i është dorëzuar kryeministrit Edi Rama dhe vjen pas arrestimit të vëllait të tij nën akuzën e trafikut të kokainës.Në letrën drejtuar ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, Isaraj shkruan se jep dorëheqjen për të mos ndikuar në hetimet ndaj të vëllai për shkak të pozicionit të tij.

“Për të mos ndikuar direkt apo indirekt, me pozicionim tim të lartë administrativ, në pavarësinë dhe dhënien e drejtesise në Shqiperi, jap dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”- thuhet në letrën drejtuar ministrit Gjiknuri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here