Ibrahimoviç do të kthehet tek gjigandët europianë

0
325

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat ndërkombëtare, i cili thekson se Real Madrid ka hedhur vështrimin drejt Zlatan Ibrahimoviç.

Kjo strategji e skuadrës së “Los Blancos” u zbulua nga gazetari spanjoll, Manolo Lama, në emisionin “Tiempo de Juego”.Ai theksoi se Reali po vuan shumë në gjetjen golit dhe alternativa e Ibrahimoviç po shihet me interes të lartë.   Sipas gazetarit, suedezi pritet t;i bashkohet skuadrës mbretërore në muajin janar, në kohën kur do të jetë e hapur edhe merkatoja e dimrit.“Reali i Madridit është në kërkim të një sulmuesi dhe po studion nënshkrimin me Ibrahimoviç në janar”, tha gazetari spanjoll.

Kujtojmë se Ibra aktualisht është në SHBA me skuadrën e Galaxy, duke u bërë protagonist me shumë gola  deri në këto momente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here