Beograd, gjykata serbe: Fjala ‘siptar’ ofenduese për kosovarët

0
437
Gjyqësori serb ka gjobitur sot një organizata serbe të medias për përdormin e fjalës ‘siptar’ për përshkrimin e shqiptarëve të Kosovës ose Shqipërisë, duke e konsideruar tashmë politikisht të pasaktë dhe ofenduese.
Thuajse asnjë ditë nuk kalon pa parë në gazetat serbe fjalën ofenduese e ultranationaliste “siptar” (shumës “siptari”) të cilën gazetat e politikanët si ata nacionalistë dhe të tjerët e përdorin për përshkruar kosovërat si një racë inferiore.
“Siptari” janë fajtorë për çdo gjë, “siptari” duan t’i shpallin luftë Serbisë, “siptari” blejnë prona serbe, “siptari” duan të përjashtojnë serbët nga Kosova, “siptari” gjithmonë përgatisin diçka të ligë kundër Serbisë.
Kjo është retorika e titujve kryesorë të gazetave serbe si Informer e Kurir si dhe të faqeve serbe të internetit me sfond parapolitik.
Kohët e fudit gjykata e lartë e Beogradit lëshoinjë urdhër  të rëndësishëm kundër fjalës “siptar.” Në fillim të vitit 2017, Informer kishte denigruar disa të rinj aktivistë serbë të grupit të të drejtave të njeriut, të cilët u quajtën fashistë, armiq të Serbisë dhe mbështetës të “siptari,” të Kosovës. Një prej tyre ngriti akuza ndaj gazetës serbe dhe fitoi çështjen, së bashku me etiketimin zyrtar të fjalës “siptar” si ofenduese për shqiptarët e Kosovës.
 (Prishtina Insight)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here