Gylenistët nisin të arratisen nga Shqipëria, Ankaraja dorëzon listën dhe kërkon ekstradim në Turqi, Erdogan rrit presionet ndaj Ramës

    0
    310
    ANKARA, TURKEY - OCTOBER 26: Turkish Foreign Minister Mevlut Cavusoglu welcomes Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati at the Foreign Ministry Official Residence in Ankara, Turkey on October 26, 2016. (Photo by Cem Ozdel/Anadolu Agency/Getty Images)

    Turqia ka rritur presionet ndaj qeverisë shqiptare, sa i takon çështjes së gylenistëve. Pas grushtit të shtetit në Turqi, Rexhep Taip Erdogan nisi një operacion në të gjithë botën për të ndëshkuar përkrahësit e Fetulla Gylen, i cili dyshohet si organizator i puçit. Në vendin tonë ka shumë përfaqësues të Gylen dhe dje ka ardhur një tjetër kërkesë zyrtare nga qeveria turke që të mbyllen shkolla, shoqata, banka dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me Gylen, si dhe të ekstradohen në Turqi përkrahësit e tij. Ishte ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ai cili në takimin me Bushatin ka kërkuar që të merren masa ndaj të gjithë gylenistëve. “Ka një strukturë FETO-iste tepër serioze në Shqipëri, në çdo fushë, si në vendet e tjera. Ata kanë përdorur sidomos sistemin arsimor dhe kanë depërtuar shumë mirë brenda në sistemin shtetëror. Nuk mund të hedhin më hapa të tjerë. Sigurisht kjo organizatë terroriste është një kërcënim i hapur dhe i madh edhe kundër Turqisë. Ata nuk janë vetëm, e dimë mirë se si veprojnë ata. E dimë që këtu ka elementë të FETO-s dhe ne presim diçka nga Shqipëria mike. Në të njëjtën kohë ne presim që të mbyllen institucionet anti-turke në Shqipëri. Kjo është një pritshmëri e jona. Por kjo organizatë është edhe një kërcënim tepër serioz për Shqipërinë. Ata mund të bëjnë çdo gjë. Gjithashtu, dua të them edhe këtë. T’i harrojmë ata 251 dëshmorë. Ne nuk strehojmë asnjë terrorist që vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë presim edhe nga miqtë tanë shqiptarë”,tha ai. Më tej ministri bëri me dije se qeveria shqiptare ka një listë me të gjithë individët dhe institucionet që financohen nga Fetulla Gylen dhe që sipas tyre, duhet të mbyllen. “Gjithmonë u kemi dhënë lista me emrat e tyre miqve tanë shqiptarë. Gjithashtu kemi dhënë lista edhe për emrat e personave që ne kërkojmë ekstradimin e tyre. E kemi bërë këtë kërkesë edhe në mënyrë zyrtare. Sigurisht gjithçka në kuadër të së drejtës ndërkombëtare. Kemi paraqitur vendimet përkatëse të gjykatave, dokumentet përkatëse. Presim që këto të realizohen”, tha ai.

    Lista e Turqisë

    Gazeta ka mësuar se në dy listat që ka dorëzuar Turqia ka emra institucionesh dhe emra konkretë individësh që duhet të goditen nga ana e qeverisë shqiptare. Autoritetet turke kërkojnë të mbyllen shkollat e mesme të Medresesë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë. Po ashtu përfshihen kolegjet turke, kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe të mesme, për djem dhe për vajza, kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal”, Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, etj. Po ashtu në listë janë 2 universitete, dy qendra kulturore, një portal mediatik, një shtëpi botuese dhe një bankë. Gjithashtu është dorëzuar një listë me zyrtarë konkretë të këtyre institucioneve, që duhet të ekstradohen në Turqi, ku bën pjesë dhe drejtori i një spitali privat. Gazeta ka mësuar se ky person bashkë me familjen ishte informuar mbi masat që mund të merren dhe ditët e fundit është arratisur nga Shqipëria në një shtet të BE. Po ashtu si ai, një numër i madh përkrahësish dhe punonjës të Gylenit janë larguar në mënyrë të fshehtë nga Shqipëria. Presidenti Erdogan ka rritur presionet ndaj kryeministrit Rama ditët e fundit dhe të gjithë janë trembur. Një pjesë po arratisen, ndërsa shumë të tjerë po tentojnë të gjejnë mënyra që të mos ekstradohen në Turqi. Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare, pasi dje në konferencën e përbashkët për shtyp që Bushati pasit me homologun turk deklaroi se nuk do ketë ekstradime. Megjithatë presioni turk është rritur ndjeshëm dhe kjo i ka trembur të gjithë përfaqësuesit e Fetulla Gylen në Shqipëri.

    Kliti Topalli

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here