Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në Korçë, ku një 39-vjeçar i vuri flakën vetes.
Pas ngjarjes së rëndë familjarët e tij kanë treguar për “BW” se janë shokuar nga ngjarja e rëndë..
Ata janë shprehur se Gjergji nuk vuante nga depresioni. “Nuk dimë pse ndodhi. Nuk kishte probleme ekonomike,” thonë ata.
Familjarët gjithashtu kanë rrëfyer se 39-vjeçari jetonte me gjyshen në shtëpi, ndërsa babai dhe e motra jetonin në Amerikë. E ëma i kishte vdekur disa vite më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen nr.1 pranë kampit të punëtorëve ku Gjergji B. ka gjetur vdekjen pasi makina e tij ka marrë flakë.
Viktima kishte blerë benzinë në një karburant në qytet dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda mjetit tip ‘Benz’, ku është djegur plotësisht.
“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas ka marrë një sasi lënde djegëse (benzinë), në një bidon plastik, në një nga karburantet e qytetit dhe dyshohet se i ka vënë flakën vetes brenda mjetit, ku për pasojë janë djegur plotësisht mjeti si edhe ky i fundit,”-raportoi policia.