Ditën e sotme, këngëtari shqiptar që jeton në Itali ka publikuar këngën e tij më të re “9 primavere”. Pavarësisht se kënga ka arritur tashmë mbi 6,840 shikime në kanalin zyrtar të këngëtarit në “YouTube”, publiku shqiptar nuk e ka të mundur ta dëgjojë ende këngën e Metës.
Nëse provoni të klikoni për të dëgjuar “9 primavere” do të njoftoheni se nuk është e mundur të dëgjoni këngën në shtetin tuaj. Kjo do të thotë se këngëtari shqiptar që përfaqësoi Italinë në Eurovision, ka preferuar të mos lejojë dëgjuesit nga Shqipëria të dëgjojnë këngën e tij të re.
“9 primavere” është pjesë e albumit “Non abbiamo armi”. Ky ishte një vit i vështirë për t’u harruar për Ermal Metën. Kompozitori fitoi Festivalin e Sanremos me Fabrizio Moron, mori pjesë në Eurovizion dhe arriti rekordin me mbi 50 mijë kopje të shitura nga albumi i tij i fundit “Ne nuk kemi armë”.