“E gjithë PD është vënë në dispozicion të Bashës për të marrë sa më tepër para nga Edi Rama”, ky është perceptimi që ish-ministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami deklaroi në studion e “Top Talk”.
“Punët shkojnë mirë. Paratë bëhen. E ka thënë Topalli në një konferencë më parë. Unë nuk kam guxuar të flas sepse nuk kisha ende fakte. Por tani kemi një pasqyrë të plotë që paratë po bëhen nga të dyja palët njësoj. Po ndahen paratë. Është shumë e qartë, që edhe prë marrëveshjen iu dha edhe një shumë jo e vogël në dorë. E gjithë PD po punon për të rritur pozicionin negociues të Lulzim Bashës për të marrë sa më shumë para nga Edi Rama”, u shpreh ai duke pohuar pyetjen e gazetarit Denis Dyrnjaja se PD është marrë peng.
Arben Imami ka vënë në dukje gjendjen e vështirë brenda radhëve të opozitës, ku fajtor për këtë bën edhe kryetarin aktual Lulzim Basha.“Si do të veprojë opozita?! Kemi një gjendje të vështirë. Rrënjët e kësaj gjendje janë zgjedhjet që u dhanë dhe u morën në tavolinë, të dy janë njësoj. As Basha nuk ishte i titulluar për të dhënë zgjedhjet në Tavolinë, e as Rama nuk ishte i titulluar për të marrë zgjedhjet në tavolinë.
Sipas tij njerëzit janë të papërfaqësuar, e opozita e sotme është e dobët në vetvete edhe për këtë fakt, e për këtë arsye Edi Rama vijon të qeverisë me arrogancë.
“Nëse nuk shkojmë në zgjedhje s’do kemi një opozitë të fortë, Si mund të shkojmë në zgjedhje nuk di të jap as unë një përgjigje”, u shpreh Imami.