Dalin pamjet e laboratorit të heroinës në Has, gjenden 150 kg opium, të përfshirë shtetas të huaj

0
397

Dalin pamjet e laboratorit të përpunimit të heroinës në Has. Një oborr i shkretë, një shtëpi fshati me pemë në pamje të parë nuk të ngjallin dyshime për një vend ku ushtrohej aktivitet kriminal e aq më pak një laborator heroine.

Por me sa duket nëpërmjet përgjimeve apo dhe ndonjë informatori policia ka mundur të kapërcejë përshtypjet për të zbuluar laboratorin ku përpunohej heroina. Deri tani janë 5 persona të arrestuar dhe më shumë se 100 kg drogë e sekuestruar.raportoi gjithashtu dhe për një sasi të madhe opiumi të gjetur. Në vend policia ka gjetur të gjitha materialet e nevojshme për përpunimin e heroinës e cila dyshohet se përgatitej nga të huajt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here