Marrëveshje me Ramën/ Berisha “tradhton” Bashën, zbulon çfarë ndodhi në takimin e 18-majit

0
458

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Mbrëmja ABC” të Mirela Milorit është shprehur i bindur se Lulzim Basha nuk ka bërë  kompomis me Ramën me 18 maj 2017.

“Basha jam i bindur se nuk ka bërë asnjë kompromis me Ramën në 18 maj. Nuk ka kompromis dhe nuk kam pse t’i rikthehem më asaj marrëveshje. Rama e shfrytëzoi në mënyrë demonjale, kurse Basha i qëndroi karshi djallit… civiliteti nuk ka vlerë”, tha Berisha.

Më tej, i pyetur për qëndrimin e opozitës në Parlament, dhe bojkotin, Berisha u shpreh se në një kohë kur kemi të bëjmë me një grush kushtetues, dhe kur funksionin e Gjykatës se Lartë e ka marrë ekzekutivi, ai Parlament duhet të fshihet.

“Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese është kauz për çdo vendimi që mund të marrë opozita”, u shpreh më tej Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here