Lakuriq me 20 vjeçaren dhe kokainë, ja ç’po bënte e dashura e Stresit kur ai u arrestua

0
786

“Familja është gjithçka”, shkruante pak kohë më parë reperi Stresi, i cili kohët e fundit i dedikoi dhe një këngë të ndierë nënës së tij.Si rrallë herë, Stresi tregoi hapur lidhjen dhe dashurinë që ndiente ndaj një vajze me emrin Kejsi, të cilës i vuri edhe unazë dhe e prezantoi në familje.

Mirëpo, pas arrestimit të djeshëm në një hotel në Linzë, ku 31-vjeçari u kap i zhveshur në shtrat me një 20-vjeçare, duket se çdo gjë mes tij dhe vajzës që supozohet se do të ishte nusja e ardhshme, ka marrë fund.

Por ç’po bënte Kejsi dhe ku ndodhej ajo në momentin që policia arrestoi Stresinpër posedim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje?

Nga një vështrim në Instagrmin e saj kuptojmë se prej pak kohësh Kejsi ndodhet jashtë shtetit, ku ka shkuar të vijojë programin studimor, ndërsa në momentet që të dashurit të saj i viheshin prangat, ajo kishte dalë për shopping.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here