Kryente rekrutime për ISIS. Dëbohet nga Italia, zbulohet identiteti i shqiptares (EMRI)

0
368

Një grua shqiptare është deportuar gjatë ditës së sotme nga Italia pasi dyshohet se ka rekrutuar gra të tjera për organizatën terroriste të ISIS.

Largimi i saj vjen në kuadër të rritjes së sigurisë shtetërore dhe goditjeve të rasteve, të cilat kanë lidhje me celula të rrezikshme kriminale.

Sipas mediave italiane, shqiptarja Arta Kacabuni,  jetonte në Itali që nga viti 2003 pranë Grosetos në pjesën jugore të Tosakanës. “Arta Kacabuni thuhet se ka rekrutuar gra të tjera për të “përqafuar radhët e ISIS” me qëllim për të shkuar dhe luftuar në Siri”, tha ministria e brendshme”, përcjell ANSA.

Ministria tha se shqiptarja ishte shpallur fajtore nga një gjykatë e Milanos, e cila dyshohet  se i përkiste një shoqate që kryente rekrutime grash dhe vajzash për llogari të ISIS.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here