Kryetari i PD, Lulzim Basha ka publikuar një tjetër video mesazh në faqen e tij të Facebook, ku ka vënë në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset.
Sipas Bashës, Edi Rama e ka gjithë vëmendjen te tek krimi dhe oligarkët.
“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”,- thuhet në video mesazh.
Sipas të dhënave të publikuara nga Lulzim Basha, vetëm në shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.