Rexhep Rraja ditën e sotme i shoqëruar nga policia në momentin që doli nga Gjykata e Krujës, kërcënoi kryedemokratin Lulzim Basha.
“Lulzim Basha ta provojë në votime. Lulzim Basha…”, tha Rraja.
Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
“PS e paska gjetur konsensusin për reformën zgjedhore. PS deklaron sot se do të bëjë propozimet e saj te njëanshme për Kodin zgjedhor”, shkruan Bylykbashi në Facebook.
Reagimi i Oerd Bylykbashki:
Rexhep Rrahja – zedhenesi i PS per zgjedhjet
PS e paska gjetur konsensusin per reformen zgjedhore. PS deklaron sot se do te beje propozimet e saj te njeanshme per Kodin zgjedhor. Arsyeja eshte shume e thjeshte: po sot, nen pranga per dhunimin e nje vajze te pafajshme, i biri i Rrahman Rrahjes kercenon opoziten: do ta shihni ne zgjedhje.
Zedhenes dhe prove me te mire te paktit te PS me krimin per te dhunuar zgjedhjet nuk ka! Kjo eshte reforma qe propozon PS!