Emigrimi në Angli. Kryeministrja flet për sistemin e ri të vizave dhe kujt do t’i jepet përparësi

0
1005

Pas daljes nga BE-ja, Britania e Madhe mendon të vërë në zbatim një sistem të ri për vizat dhe emigrantët. Kryeministrja May, e cituar nga BBC ka deklaruar se me realizimin e Brexit emigrantët do të pranohen në vend në bazë të aftësive profesionale dhe jo vendit të tyre të origjinës.

Ajo ka premtuar se sistemi i ri i vizave do të sjellë uljen e emigrantëve të cilët nuk kanë përgatitje profesionale dhe do e bëjë më të përballueshëm procesin e trajtimit të të ardhurve të rinj.

“Do t’u jepet përparësi punëtorëve me kualifikim të lartë, pa trajtim preferencial lidhur me vendin nga ai cili vijnë, nëse janë nga BE, apo pjesa tjetër e botës”- ka thënë ajo.

Por May tha se një marrëveshje e ardhshme tregtare me BE mund të përfshinte një pakt mbi “lëvizjen” e punëtorëve të njëri-tjetrit. Grupet e biznesit shprehën alarm pas kësaj, pasi thanë se kjo godet punëtoret me kualifikime më të ulëta.

Konsorciumi britanik i shitjeve me pakicë tha se politika duhet të bazohet në nevojat e ekonomisë dhe jo “arbitrarisht” duke tërhequr një linjë të bazuar në paga apo shkathtësi.

Punëtorët thanë se qeveria po bënte një “dallim të dyshimtë” midis punëtorëve të ulët dhe të kualifikuar – duke thënë se punëtorët e kujdesit teknikisht ishin “të ulët”, por ishin “jetësorë për shoqërinë tonë”.

Aktualisht liria e lëvizjes së BE-së lejon njerëzit nga Zonën Ekonomike Evropiane – të te gjitha vendeve e BE-së, si dhe Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni – plus Zvicrën, të udhëtojnë dhe punojnë në Britani të Madhe pa viza, pavarësisht aftësiv

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here