Referendumi/ Zaev: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk certifikohet rezultati

0
517

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka folur pas mbajtjes së referendumit për çështjen e emrit, ku u vu re një pjesëmarrje e ulët në votim.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe PËR nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë Për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMROP-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”, ka deklaruar Zaev.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here