Dhunimi i Xhiseila Malokut, arrestohet djali i deputetit

    0
    452

    Arrestohet djali i deputetit socialist Rrahman Rraja. Rexhep Rraja u arrestua pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.

    Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

    Prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar sot nga gjykata e Krujës arrestimin e Rrajës dhe gjykata ka pranuar kërkesën e saj dhe vendimi është ekzekutuar nga punonjësit e policisë, ndërsa ai ndodhet në ambientet e komisariat. Rexhep Rraja akuzohet për përndjekjen dhe dhunimin e ish-të dashurës.

    Vendimi i gjykatës vjen edhe pas administrimit të aktit të ekspertizës për të renë e dhunuar dhe e torturuar nga Rraja.

    Ditën e djeshme pati një ballafaqim të gjatë mes Rrexhep Rrajës dhe vajzës Xhiseila Malokut të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

    Gjithashtu në pyetje janë marrë dhe motra e nëna e Xhiseilës si dhe të afërm të Rexhep Rrajës që po ashtu kanë dhënë deklarata të ndryshme.

    Ai tashmë do duhet të përballet me gjykatën për dhunën e ushtruar ndaj të resë, e ndodhur që në muajt e verës por e mbajtur e fshehur. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesat nisi një hetim për veprimet e mosveprimet e policisë me këtë rast. Pas 72 orësh Rexhep Rraja do të dal në gjykatë për masën e sigurisë.

    NJOFTIMI I POLICISË
    Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës bënë kapjen me qëllim ekzekutimin e Urdhrit të Prokurorisë Krujë mbi bazën e Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, nr.189 dt. 29.09.2018, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Rexhep Rraja 24 vjeç, banues në Krujë.

    Ai akuzohet për veprën penale “Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.
    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here