“Pezulloi udhëzimin që ul tarifat për qytetarët dhe bizneset”/ Plas skandali, gjykatësja favorizon përmbaruesit

0
426

Një tjetër rast i shkeljes flagrante të ligjit, duke favorizuar lobe të caktuara në dëm të interesave të qytetarëve dhe bizneseve, është konstatuar dje në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, duke nënvizuar sërish nevojën urgjente për zbatimin e reformës në Drejtësi.

Pas botimit të Udhëzimit të përbashkët nr. 30, datë 30.08.2018 të Ministrave të Drejtësisë dhe atij të Financës dhe Ekonomisë, “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”, Dhoma e Përmbaruesve Privat, në cilësinë e paditësit depozitoi pranë gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, kërkesën për marrjen e masës së sigurisë që konsistonte në pezullimin e zbatimit të udhëzimit të sipërcituar.

Duke injoruar provat e shkaqet shteruese të aktit ligjor të vëna në dispozicion nga pëlët e paditura, gjyqtarja Enkelejda Metaliaj Softa, në kundërshtim flagrant me ligjin, mori vendimin për pranimin e masës së sigurisë në favor të përmbaruesve si palë paditëse dhe për rrjedhojë, pezullimin e zbatimit të Udhëzimit të përbashkët të dy Minsitrive.

Ky akt me efekt të gjerë rregullator parashikonte reduktimin e tarifave të përmbaruesve privatë, të vendosura në mënyrë arbitrare me një Udhëzim të 26 qershorit 2017 nga Ministrat teknikë të Drejtësisë dhe Financave (Gazmend Bardhi dhe Helga Vukaj).

Vendimi i Gjykatës është marrë qartazi në shkelje të dispozitave përkatëse proceduriale duke e konsideruar në mënyrë të qëllimtë si një veprim përgatitor që vendoset me vendim të ndërmjetëm nga një gjyqtar i vetëm, dhe jo si një procedurë më vete, e rregulluar nga dispozitat përkatëse ligjore, sipas të cilave vendimi i masës së sigurisë duhet të merret nga një trupë gjykuese.

Për më tëpër, Udhëzimi i Gushtit 2018 firmosur nga Ahmetaj dhe Gjonaj, është pjesë integrale e reformës së modernizimit të sistemit financiar të asistuar nga ekspertët e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe që ndër të tjera rezultoi në uljen e ngarkesës tarifore për debitorët që i nënshtohen procedurave përmbarimore.

Historia e ndryshimit të tarifave

Në vitin 2014 qeveria shqiptare me asistencën dhe ekspertizën e partnerëve ndërkombëtarë të Bankës Botërore dhe FMN, ndërmori një reformë të thellë në sektorin financiar, për modernizimin e kuadrit legjislativ të sektorit.

Pjesë e kësaj reforme, ishte edhe rishikimi i Udhëzimit të vitit 2009, për tarifat e shërbimit të përmbarimit. Qëllimi ishte rritja e eficencës së ekzekutimeve dhe krijimi i incentivave për ekzekutime të sukseshme. Tarifa e cila më parë parapaguhej e plotë, tani do të ndahej në tarifë fikse që mbulonte kostot dhe tarifë suksesi për t’u paguar në rastet e ekzekutimeve të suksesshme.

Në kuadër të reformës u bënë ndërhyrje në Kodin Civil dhe në ligjin e Shërbimit përmbarimor.

Në qershor 2017, pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme që praktikisht ezauronte marrëveshjen mes PD dhe PS për qeverinë teknike, ministrat teknikë miratuan një udhëzim të përbashkët që i rriti 2-4 herë tarifat e aplikuara. Përvec kësaj me këtë udhëzim, u shtua barra edhe për tarifa të tjera (të quajtura tarifa të kompleksitetit, si tarifa 3% për daljen në ankand, shpenzimet e nevojshme për kryerjen e veprimeve procedurale për ekzekutimin e titullit ekzekutiv etj, të cilat u konsiderohen shpenzime më vete dhe jo të përfshira në tarifën fikse dhe atë të suksesit)

Si rezultat i rritjes së ngarkesës, Bankat ushtruan moratorioum ndaj përdorimit të shërbimit të përmbarimit privat.

FMN në raportin e Nëntorit 2017 u shpreh kundër këtij udhëzimit “…rregullimi i bërë së fundmi mbi tarifat e përmabrimit privat do të dëmtojë procesin e ekzekutimit të kolateraleve prandaj duhet shfuqizuar…”

Në gusht 2018 Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ahmetaj dhe ajo e Drejtësisë Gjonaj firmosën Udhëzimi i ri që shfuqizon atë të mëparshmin, ul tarifat për individët dhe nuk ngarkon debitorin me koston e tarifave të kompleksitetit.

Tarifat e reja janë dukshëm më të ulëta sikurse duket në tabelën dhe grafikun më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here