Plagosja e 77-vjeçarit gjatë operacionit të RENEA, prokuroria nis hetimet, SHÇBA verifikimet

0
697

Njëzet e katër orë pas ngjarjes së rëndë ku forcat e RENEA, gjatë një operacioni për arrestimin e dy personave të shumëkërkuar plagosën një 77-vjeçar prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet. Organi i akuzës ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat ende të paqarta në të cilat mbeti i plagosur 77-vjeçari, Haxhi Lika, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij. Policia nuk ka ende një version zyrtar për rrethanat e plagosjes, ndërsa në lidhje më ngjarjen ka nisur verifikimet edhe SHÇBA. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave po verifikon nëse është zbatuar plani operacional i forcave RENEA, për kapjen e personave të cilët dyshohen se ishin fshehur në banesën e 77-vjeçarit. SHÇBA në Ministrinë e Brendshme do të shohin nëse janë zbatuar të gjitha procedurat ligjore të ndërhyrjes dhe nëse ka pasur ndonjë shkelje të planit të masave nga efektivët që morën pjesë në operacion. Ndërkohë nga spitali i Traumës ku ndodhet i shtruar i plagosuri, djemtë e tij e akuzojnë policinë ndërsa thonë se nuk kanë lidhje me personat në kërkim. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se objekt i hetimit është përcaktimi i rrethanave të plagosjes së Haxhi Likës.

Aktualisht 77 vjeçari Lika ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në kryeqytet dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e stabilizuar. Ngjarja ku mbeti i plagosur 77 vjeçari, Haxhi Lika, ndodhi të premten në mëngjes. Sipas policisë, efektivë të RENEA-s, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale kanë mbërritur në banesën e 77 vjeçarit Haxhi Lika, ku kishte dyshime se fshiheshin të shumëkërkuarit Leart Haxhiu dhe Orges Bilbili. Policia tha pas ngjarjes, se 77 vjeçari Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së forcave të rendit, por ka dalë ne dritare me çifte në dorë dhe në rrethana të pa qarta ka mbetur i plagosur pas të shtënave paralajmëruese drejt banesës. Familjarët akuzojnë policinë për plagosjen e të moshuarit ndërsa nga grupi i hetimit bëhet me dije se ekspertët mjeko-ligjorë po punojnë për përcaktimin e shkakut të dëmtimit që ka pësuar i moshuari.

Haxhi Lika: Po vishja pantallonat kur u qëllova

Haxhi Lika, 77-vjeçari i plagosur një ditë më parë në aksionin e RENEA-s në banesën e tij në Remas të Divjakës, ka folur për mediat ditën e djeshme. Nga shtrati i Spitalit të Traumës, aty ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme, i moshuari thotë se ishte duke veshur pantallonat kur një plumb përshkoi dritaren dhe e preku në kokë. “Isha në gjumë, u zgjova nga zhurmat e policisë. Po vishja pantallonat në këmbë drejt dritares kur u qëllova me plumb nga policia”, ka thënë i moshuari. Ai pranoi se kishte armë në banesë, por një ditë më parë nuk e kishte prekur me dorë, e aq më pak të dilte në dritare duke bërë rezistencë. I moshuari thotë se nuk i njeh personat të cilët kërkoheshin nga RENEA dhe do që ngjarja të zbardhet sa më parë. “Nuk i njoh ata, dua të di pse më qëlloi policia. Të zbardhet e vërteta”, ka thënë 77-vjeçari, Haxhi Lika. Ndërsa dy djemtë, të cilët u shoqëruan në komisariat pas operacionit, deklarojnë se nuk kanë asnjë lidhje me Laert Haxhiun, apo personin tjetër që kërkonte RENEA, Orgest Bilbili.

Albert dhe Martin Lika thonë se ka qenë policia ajo që ka plagosur babanë e tyre dhe duan të dalë e vërteta dhe të mbahet përgjegjësi. Ngjarja ku mbeti i plagosur 77 vjeçari, Haxhi Lika, ndodhi të premten në mëngjes. Sipas policisë, efektivë të RENEA-s, Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave Operacionale kanë mbërritur në banesën e 77 vjeçarit Haxhi Lika, ku kishte dyshime se fshiheshin të shumëkërkuarit Leart Haxhiu dhe Orges Bilbili. Policia tha pas ngjarjes, se 77 vjeçari Lika nuk i është përgjigjur thirrjes së forcave të rendit, por ka dalë ne dritare me çifte në dorë dhe në rrethana të pa qarta ka mbetur i plagosur pas të shtënave paralajmëruese drejt banesës. Familjarët akuzojnë policinë për plagosjen e të moshuarit ndërsa nga grupi i hetimit bëhet me dije se ekspertët mjeko-ligjorë po punojnë për përcaktimin e shkakut të dëmtimit që ka pësuar i moshuari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here