Krijimi i “Air Albania”, Patozi “fshikullon” politikën

0
503

Ish-nënkryetari i PD, Astrit Patozi komentoi dje deklaratat e opozitës dhe mazhorancës, në lidhje me krijimin e kompanisë ajrore shqiptare, “Air Albania”. Në një postim në rrjetet sociale, Patozi tha se nga njëra anë qëndron propaganda e mazhorancës, ndërsa nga ana tjetër patetizmi i opozitës. Sipas tij, se e vetmja gjë që shqetëson shqiptarët janë çmimet e larta të fluturimeve.

“E vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit. Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë. Këtë askush nuk ua thotë, sepse palëve ndërluftuese nuk u intereson fare ky si problem. Sepse, si ata që po rrahin gjoksin, ashtu edhe të tjerët që po tregojnë me gisht, nuk i shqetëson problemi real i njerëzve, sa kohë që u intereson vetëm tepsia, për të cilën po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit”, deklaroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here