Stuhia e fuqishme. 5 të vdekur, mbi 1 milion shtëpi pa drita

0
441

5 të vdekur dhe afro 1 milion shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike, ndërsa stuhia tropikale “Florence” ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të jugut amerikan.

Qendra Kombëtare për Uraganet thotë se stuhia ka shkaktuar përmbytje katastrofike në Karolinën e Veriut dhe të Jugut. Agjencia për motin tha se egziston mundësia për tornado në pjesën juglindore të Karolinës së Veriut dhe verilindje të Karolinës së Jugut, raporton VOA.

Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Copper tha se “Florence” mund të shkatërrojë komunitete të tëra.

Uragani e uli fuqinë, në një stuhi tropikale kur goditi Karolinën e Veriut, nga uragan i kategorisë së parë me erëra shkatërruese dhe shira të rrëmbyer, duke shkaktuar të paktën pesë të vdekur.

Policia në Uillmington tha se një nënë dhe foshnja e saj humbën jetën, kur një pemë u rrëzua mbi shtëpinë e tyre. Një tjetër grua humbi jetën nga infarkti, ndërsa ambulancat nuk arritën dot shpejt tek ajo, si rezultat i pemëve të rrëzuara. Një 78 vjeçar e zuri korenti, ndërsa përpiqej të lidhte kabllot elektrike në shi. Një tjetër person humbi jetën kur erërat e forta e përplasën, ndërsa po kontrollonte për qentë e tij.

Qendra Kombëtare për Uraganët tha se stuhia po ecën me ngadalë në brendësi me erëra të qëndrueshme që kapin shpejtësinë 80 kilometra në orë. Nga mbrëmja e së premtës, epiqendra e stuhisë ishte zhvendosur në Karolinën e Jugut. Lëvizja e ngadaltë e stuhisë, dhe jo forca e saj, është ajo që po shqetëson parashikuesit e motit dhe zyrtarët.

Qindra njerëz në Karolinën e Veriut janë shpëtuar nga niveli i rritur i ujërave. Autoritetet thonë se kanë marrë më shumë se 150 telefonata vetëm në qytetin historik “Neë Bern” për të shpëtuar njerëz, pasi në shtëpitë e tyre kishte hyrë uji. Qendra e uraganeve parashikon deri në 101 centimetra shi për disa pjesë të Karolinës së Veriut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here