Teatri/ Shalsi: Dekreti ka shumë pika që nuk biem dakord

    0
    698

    Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi deklaroi se maxhoranca nuk është dakord me disa pika që përcaktohen në dekretin e presidentit për ligjin për ‘Shembjen e teatrit kombëtar’.

    Në një deklaratë për mediat para Kryesisë së Kuvendit, Shalsi tha se qeveria kërkon që t’i japë Tiranës një godinë të re, pasi e vjetra nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore. Mes të tjerash ai tha se çështja për Teatrin është tymnajë që ka eklipsuar këtë projektligj. Ai ka ftuar të gjithë subjektet që duan të marrin pjesë në garë për teatrin e ri.

    “Është thënë se është në godinë me vlera të veçanta, ndërkohë që asnjëherë askush se ka marrë mundimin që ta klasifikohet në kontingjentin e godinave të veçanta. Debati ka qenë; duam një teatër të ri dinjitoz, apo do mbajmë ekzistuesin. Ekzistuesi përveç anës emocionale që ka tek disa personazhe, nuk përfaqësojnë vlerë. Ne kemi marrë një vendin që t’i japim Tiranës një tjetër godinë. Morën një qasje duke bashkëpunuar me një biznes privat. Një biznes i anatemuar pa të drejtë nga opozita shprehu interes. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne morën në shqyrtim kërkesën. Sot që flasim, sapo dola nga një takim dhe në fillim të javës tjetër do të kristalizojmë idenë që të pranojmë ligjin. Dekreti ka shumë pika me të cilat nuk biem dakord. Siç është fakti që sipas tij shkelet konventa. Tashmë do bëjmë një ftesë apo thirrje të hapur për cilindo subjekt që do të marrë pjesë në garë”, tha Shalsi.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here