Trafik droge në tre shtete, goditen dy bandat shqiptare

0
535

Një operacion masiv anti droge ka çuar në pranga 20 persona mes të cilëve 13 shqiptarë, një shtetas nga kosova, një pakistanez dhe një italian me origjinë shqiptare raportuan autoritetet vendase. Gjatë operacionit kundër trafikut të drogës nga Europa e veriut drejt Italisë u sekuestrua 120 kilogram droge mes të ciles kokainë, heroinë dhe marijuanë me vlerë tregu 20 milion euro.

Operacioni i quajtur “Alba Bianca” u krye në Trentino-Alto Adige, Lombardi dhe Veneto. Ndërkohë katër persona u arrestuan jashtë territorit Italian, konkretisht në Gjermani dhe Shqipëri. Operacioni “Alba Bianca” ka nisur hetimet në vitin 2016 pas sekuestrimit të 91 kg kokainë në kufirin Itali -Austri.

Përgjatë dy viteve hetim, autoritetet italiane kanë zbardhur se grupet kriminale trafikonin marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani, ndërsa kokaina trafikohej nga Belgjika në Gjermani e më pas në veri të Italisë. Ndërkohë heroina trafikohej nga Hollanda drejt Italisë.

Sipas hetuesve, grupi “Baruti” përbëhej nga 13 anëtarë:

Florjan Musaj, Eduart Gona, Artur Muca, Eljon Baruti, Keti Shani, Klevin Kodra, Artan Sokola, Shafique Mohammad Amar, Rajmond Prenga, Ben Jale AZiza Omar, Erion Alla, Halil Alla

Grupi “Bushi” përbëhej nga 7 anëtarë:

Vaskë Xherahu, Hamit Bushi, Arben Lleshi, Odeon Proko, Blerina Cela, Manfred Hophensberger, Qerim Lumi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here