Ngatërresa me gruan e Alonos-s, Crouch tregon historinë e vështirë

0
673

Peter Crouch, futbollisti 37-vjeçar i Stoke City-t, ka rrëfyer për “Daily Mail” një histori të shkurtër nga autobiografia e tij “How to be a Footballer”.

Në fakt, e gjitha nisi pas një pëlqimi teksa Crouch hynte në hotelin “Hope Street Hotel”, pasi kishte nënshkruar me Liverpool-in, në vitin 2005.

“Në recepsion ishte një vajzë e bukur, e cila më tërhoqi shumë me mënyrën e buzëqeshjes. Unë pastaj e ndava këtë histori me disa nga shokët e skuadrës, gjatë trajnimit: Është vërtet shumë e bukur, mendoj se isha me fat që qëllova atje.

Carragher, në fakt, pasi e kuptoi situatën në tërësi, tërhoqi vëmendjen e disa veteranëve të tjerë të klubit, duke përfshirë edhe Xabi Alonso-n, duke më kërkuar mua për ta treguar të gjithë historinë.

Unë i thashë se vajza kishte flokë të errët dhe dukej pothuajse spanjolle,” – kujton ende Crouch. “Më vonë kuptova se ajo ishte gruaja e Xabi Alonsos. Në fakt ajo ishte spanjolle dhe punonte si recepsioniste për të praktikuar anglishten.

Ishte një situatë e turpshme për mua, por të dy, ajo dhe Xabi, e morën mirë, pasi iu shpjegova se nuk dija gjë për lidhjen e tyre”.

Prezantimi në klubin e ri siç duket nuk shkoi edhe aq mirë për Crouch, i cili në vitin 2011 u martua me modelen Abbey Clancy, me të cilën ka tre fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here